Policia e Gjakovës në aksion kundër motoristëve

 

Aksidentet e shkaktuara apo vetaksidentet në komunikacion, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë shqetësuese në mbarë Kosovën, e kjo ndodhë edhe në qytetin e Gjakovës.

Sipas Policisë së Kosovës, motoristët e të gjitha moshave, që për nga numri i tyre prezent në qytetin e Gjakovës është i madh, jo vetëm në brendi të qytetit, por edhe jashtë po shkaktojnë pasiguri te qytetarët nga ngasja e tyre e shpejtë dhe shumë herë e pa kontrolluar.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, është në zbatim të Planit operativ ”Motoçikleta”, në kontrollin e shtuar të komunikacion rrugor.

Brenda 48 orësh kjo njësi ka lëshuar një numër të konsideruar të fletë gjobave përkatësisht 23 dhe larguar nga komunikacioni dhjetë 10 motoçikleta për mosregjistrim dhe për mosmbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.

Pasi që tashmë është në rritje numri i ngasësve të motoçikletave në rrugë, duke përfshirë edhe atë në të shumtën e rasteve ngasësit janë të rinjë në moshë, ku me këtë edhe shkaktojnë aksidentet të mundshme dhe për të parandaluar ketë Njësia e komunikacionit rrugor në Gjakovë nuk do ndalet gjatë tërë kësaj periudhe sa do të zgjasë dhe plani operativ.

Duke marrë parasysh se aksidentet në trafik ku të involvuar janë motoçiklistët, zakonisht rezultojnë me lëndime të rënda trupore apo edhe fatalitet, andaj apelojmë te ngasësit për respektim të ligjeve dhe rregullave në komunikacion.

Back to top button