Një i vdekur dhe një i plagosur nga shpërthimi i minës në Krujë

Një 55-vjeçar ka vdekur nga shpërthimi i minës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Krujës. Një shtetas me iniciale A. J., 55 vjeç ka humbur jetën pasi gjatë montimit të minave elektrike, aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre. Po ashtu, nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ka shoqëruar për veprime të mëtejshme në komisariatin përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button