“Një komb, një Abc” ekspozitë për nder të Kongresit të Manastirit

“Një komb, një Abc” titullohet ekspozita e cila është hapur sot (e enjte) për publikun në Muzeun e Prishtinës, për nder të 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ekspozitë e cila u organizua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shqipërisë.

Ekspozita përmban dokumente dhe fotografi të Kongresit të Manastirit, të cilat deri tash kanë qenë të ruajtura në Kongresin e përgjithshëm të Manastirit. Dokumente të cilat nxjerrin në pah përpjekjet për standardizimin për alfabetin e gjuhës shqipe në të gjitha trevat shqiptare.

Me këtë rast, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave në Kosovë, Bislim Bislimi u shpreh se Kongresi Manastirit është arritje e kombit shqiptarë për themelimin e gjuhës shqipe. Ai tha se është se është fat që delegatët e kombit e kanë zgjedhur gjuhën latine, dhe sot institucionet po e shkruajnë.

“Kongresi Manastirit përveç që vuri themelin të gjuhës së shkruar shqipe për të gjithë hapësirat shqiptare, një arritje kulmore pas vitesh e dekadash të punës e përpjekjeve të bindjes tonë kombëtare për ngritjen e vetëdijes tonë kombëtare shqiptare. Kongresi shënon një nga faqet më të ndritshme të historisë jo vetëm për gjuhën, kulturën apo për shkencën por edhe për përparimin e të gjithë kombit tonë. Alfabeti ynë latin, përgjatë vitit e shekullit të dytë, derisa sot ne kemi kushtet për tu mbledhur e përkujtuar kongresin e delegatët që na lënë trashëgim besoj që mund të themi që ata atëherë në kongres bënë mirë që zgjodhën këtë alfabet, këtë latin në mesin e të tjerëve, ndërsa unë besoj se edhe ne po bëjmë mirë që përmes institucioneve tona po e shkruajmë këtë ngjarje”, tha Bislimi.

Po ashtu, drejtori nga arkivat e përgjithshme të Shqipërisë, Ardit Bido tha se alfabeti i gjuhës shqipe bashkon të gjitha trevat shqiptare për mos t’u përçarë kombi shqiptarë.

Bido shtoi se Kongresi Manastirit mundëson që populli shqiptarë të flasë një alfabet dhe të prezantohen njësoj në të gjitha trevat jashtë Shqipërisë.

“Ne festojmë sot formësimin dhe kulmimin e identitetit tonë kombëtarë, Kongresi i Manastirit më 22 nëntor 1908 ishte kulmimi i rilindjes tonë kombëtare, kur shqiptarët nga të gjitha trevat dhe nga bashkësitë fetare që formuan kombin tonë u bashkuan për të mos u përçarë kombi shqiptarë. Nëse alfabeti do të lihej si një çështje pas themelimit të Shqipërisë politike do të ekzistonin rrethana që armiqtë e kombit si shtet fqinje në politikat e tyre regjimi të tentonin të përçanin kombin me shqiptarët dhe albanistët siç tentuan të bënin. Siç tentuan të bënin do të udhëzonin të bënin teren dhe të krijoni identitet të ndara të kombit, do të mundësonin që në Shqipëri të ishte një tjetër alfabet dhe në treva tjera të ishte alfabet tjetër. Kongresi Manastiri na mundësoi që ne të frymojmë një, të kemi një alfabet por mbi të gjitha të mund të themi njësoj jam Shqiptar, si të jesh në Republikën e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë Veriut, Mal të zi dhe këto janë arritje të mëdha të elitës kombëtare politike që gjeti një dritare të tij gjatë perandorisë Osmane, që iu lejuan shqiptarëve të bashkë vepronin etnikisht në ato tetë muaj, shqiptarët nuk e humbën shansin, iu mblodhën pa dallime për të vendosur bashkërisht alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe”, tha Bido.

Kongresi i Manastirit ose Kongresi Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor- 22 nëntor, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit.

Back to top button