Një muaj paraburgim për personin që rrezikoi trafikun

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit I.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Rrezikimi i trafikut publik”.
”Më datën 15 korrik, në orët e pasdites në autostradën ”Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren, i pandehuri I.G., duke drejtuar automjetin e tij, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës, i pandehuri I.G., e humb kontrollin e automjetit të tij duke e goditur automjetin e të dëmtuarit, M.N., ku përveç dëmeve material, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndërkaq i dëmtuari M.N., është në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendja e të cilit është në rrezik në jetë dhe është në trajtim intensiv pranë QKUK-së, në Prishtinë.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media

Back to top button