Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.
Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button