Nuk mundet të ushtrojë profesionin e saj si mësuese deçanasja filloi të merret me bletë

E diplomuar me master në shkenca menaxhment dhe teknologji, por në pamundësi të jetë e pranuar në njërën nga shkollat në komunën e Deçanit për të ushtruar profesionin e saj si mësuese, Jehona Abdullahu-Dabiqaj ka filluar të merret me bletari .Ajo bënë thirrje të rinjve të merren me këtë profesion, pasi sipas saj përveç që është punë e mirë ka edhe mjaft të ardhura familjare.
Jehona Abdullahu-Dabiqaj, nga Prilepi i Deçanit, nuk i është ndalur punës në bletari për 13 vjet. Ajo rrëfen për arsyet pse ka vendosur të merret me bletari.
“Meqenëse dëshira ime është shumë e madhe për mësimdhënie dhe mësim nxënie nuk kam pasur sukses të jem e punësuar, duke i marrë parasysh kushtet ekonomike të familjes kam vazhduar me këtë biznes familjar, të cilën e kemi bletarinë të trashëguar nga familja .Meqenëse në Kosovë është migrimi shumë i madh dhe të rinjtë janë duke u larguar, sidomos pjesa e rajonit të Dukagjinit, i kisha preferuar vajzave të reja dhe djemve të ri, të merren me bletari sepse është një punë shumë e mirë ka fitim prurje në familje. Kam pasur ofertë të shkojë edhe jashtë Kosovës për me qenë trajnerë e bletarisë, por meqenëse dëshira ime dhe amaneti i prindërve që fëmijët të më shkollohen në Kosovë, deri atëherë jam për të qëndruar në Kosovë.”, thotë ajo.
Fal angazhimit dhe përkushtimit të përhershëm, Jehona Dabiqaj thotë se shumë shpejtë e ka shtuar numrin e bletëve.
“Në fillim të vitit 2009 e kam pas të vështirë të merrem me bletari, sepse si vajzë e re dhe pickimi i bletarisë ishte shumë i vështirë ndaj meje, por me kalimin e kohës dhe sakrifica për familjen, atëherë u adaptova të merrem dhe lindi pasioni dhe dashuria shumë e madhe për bletën, sa sot jam këtu shumë e lumtur dhe nuk mund të jetojë pa bletë, është një dhunti shumë e madhe dhe një trashëgimi familjare. “tani në vitin 2022 i kemi rreth 800 bletë, për të cilat në sezonin e punës zgjohemi në 03:00 të mëngjesit dhe vazhdojmë të punojmë deri në 00:00 pas mesnate, ndërsa jashtë sezonit zgjohem në 08:00, varësisht prej kushteve klimatike dhe proceseve të punës në bletari.”, tregon ajo.
Jehona Abdullahu-Dabiqaj, thotë se kosovarët kanë krijuar shprehi dhe kulturë për mjaltin si ushqim të përditshëm./21Media

Back to top button