Nuk tolerohen gabimet, sfidat e dyta çerekfinale të basketbollit vendimtare në “play-off”

Faza më e nxehtë e kampionatit në kuadër të basketbollit, po hyn në momentet vendimtare, teksa zhvillohen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të play-off-it, ku gabimet nuk falen dhe çdo detaj mund të përcaktojë faktin e skuadrave.
Peja dhe Golden Eagle Ylli është derbi i çerekfinaleve të “Play-off”-it. Takimin e parë e fitoi skuadra therandase 93:82, në një sfidë shumë interesante nga fillimi deri në fund.
Ndërkohë Sigal Prishtina kundër Borës është sfida tjetër çerekfinale. Bora fitoi bindshëm ndeshjen e parë 105:67, kurse fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me Bashkimin në gjysmëfinale.
Pas përballjeve të para, ekipet zbresin në parket me objektiva të qarta disa për të vulosur kualifikimin, e të tjera për të rikthyer serinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat. Në këtë fazë, presioni është maksimal dhe çdo ndeshje ka peshë finaleje.
Në këtë fazë nuk ka vend për gabime, vetëm skuadrat më të përqendruara dhe më të përgatitura do të arrijnë të bëjnë hapin e madh drejt titullit.