Nuredin Lushtaku dorëzohet në Polici

Ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku para pak minutash është dorëzuar tek organet e rendit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësit të Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
Pak minuta më parë, Prokuroria në Mitrovicë tha se ndaj Lushtakut ishte lëshuar vendim për ndalimin e tij.
Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë./21Media

Back to top button