Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

 

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka reaguar pas paralajmërimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Në reagimin e tyre thonë se janë kategorikisht kundër gjendjes së jashtëzakonshme, sepse sipas tyre kjo do të çonte drejt kolapsit.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ( OHTK ), është kunder asaj që Asociacioni i komunave të Kosovës është pajtuar edhe me shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme, sepse kjo masë është e ashper dhe do te kemi bllokim total të jetës së qytetarëve, bllokim total edhe i qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë, humbje të vendeve të punës në të gjithë sektorët, e veçmas sektorin e hotelerisë dhe turizmit, pastaj rritje e dhunës në familje, falimentim të ekonomisë etj. Pra OHTK-ja nuk e perkrah gjendjen e jashzakonshme, por jemi qe të bëhet shtimi i masave dhe ndëshkimeve për të gjithë ata që nuk aplikojnë rekomandimet dhe urdhërat e Institutit të shëndetit publik.”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

Mes tjerash ata thonë se Qeveria duhet të mendojë për sanim të situatës dhe “jo degradim të mëtejshëm të jetës sociale dhe ekonomike”. Mendojnë se masat do të ishin më të favorshme për të gjithë qytetarët.

“Me izolimin total,te qytetareve mendojmë se fatura është shumë më e lartë dhe është opcioni i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm. Edhe sipas eksperteve te shendetësisë, faktorët kryesor të rritjes së numrave janë : mosrespektimi masiv nga qytetarët dhe mungesa e mbikqyrjes, dhe kontrollit nga shteti. Pra edhe njëhere, jemi kategorisht kundër shpalljës së gjendjes së jashtezakonshme, por si zgjdhje mendojmë se ma të favorshme masat do të ishin:që të gjithë qytetaret, Maskat te jenë të obligative, ruajtjen e distances sipas rekomnadimeve te shendetësisë, pra keto masa mendojmë që do ta ulin lakorën, pra njëkohësisht parandalon edhe sëmundjen, shëndetin mendor, e ne veçanti do ta ruajmë dhe ekonominë., pra me këto masa do ta ruajmë qytetarin edhe ekonominë.”, përfundon reagimi i tyre./21Media

Back to top button