Orari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin B të Euro 2024

Sot u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit të Kampionatit Evropian Euro 2024, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka mësuar grupin dhe kundërshtarët e saj.

Shqipëria është pozicionuar në Grupin B së bashku me kampionin aktual të kësaj gare, Italinë, Kombëtaren e Spanjës dhe atë të Kroacisë.

Pasi që mësuan kundërshtarët e tyre, tani është bërë i ditur edhe orari i ndeshjeve i “kuqezinjve”.

Shqipëria e nis aventurën në Euro 2024 më 15 qershor, ku në Dortmund luan si mysafire e kampionit aktual, Italisë.

Katër ditë më vonë, respektivisht më 19 qershor, Shqipëria luan sërish në rolin e mysafires në Hamburg, kundër medalistit të bronztë të Botërorit “Katar 2022”, Kroacisë.

Ndërkaq, ndeshjen si vendase Shqipëria e luan më 24 qershor, ku e pret në Dusseldorf, ish-kampionin e botës, Spanjën.

15 qershor: Italia – Shqipëria, Dortmund

19 qershor: Kroacia – Shqipëria, Hamburg

24 qershor: Shqipëria – Spanja, Dusseldorf

Back to top button