Osmani: 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë i kanë konvertuar targat në RKS

Live update
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se “çështja e targave mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, sepse mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”.
“Çështja e targave mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, sepse mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme. Pra, e kanë respektuar ligjin dhe njëkohësisht kanë kontribuar në sundim të ligjit dhe në trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë para ligjit”, tha ajo.
Osmani tha se të kesh automjet me targa të kohës së Millosheviqit si qytetar i Kosovës është jo vetëm e paligjshme, por edhe e pamoralshme.
“Sa i përket një pakice të vogël që nuk i kanë konvertuar ende targat dhe i përdorin targat e kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë është që të respektohet ligji. Ka pasur afat të mjatueshëm që ky konvertim të bëhet për këtë numër të vogël të qytetarëve që nuk e kanë bërë, në përputhje të plotë me atë që e kërkon legjislacioni vendor, por edhe praktikat ndërkombëtare”, tha ajo.
Live update
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Kosova një marrëveshje finale me Serbinë, pa njohje reciproke.
“Është rikonfirmuar edhe nga partnerët tanë strategjik, që njohja reciproke është e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike që diskutohen në Bruksel siç është çështja e energjisë, të zhdukurve me dhunë etj. Nuk ka pas kërkesë qoftë nga SHBA ose partnerët e BE-së që Kosova të heq dorë nga kërkesa për njohje reciproke. Mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë i kanë konvertuar targat e paligjshme në targat e Kosovës. Sa i përket një pakice që ende nuk i ka konvertuar targat dhe i shfrytëzojnë tagrat e kohës së Millosheviqit kërkesa jonë është që të respektohet ligji. Është e pamoralshme që targat e Millosheviqit të ecin lirshëm në Kosovë, duhet tu jepet fund bandave kriminale që kërcënojnë qytetarët tanë serb”, tha Osmani.

Presidentja tha se pret nga “partnerët ndërkombëtar të na mbështesin në sunim të ligjit në trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë”.

“Partnerët tanë ndërkombëtar nëse për vite kanë kërkuar që Kosova të punoj në sundimin e ligjit, ne këtë po e bëjmë. Andaj pres nga partnerët tanë që të na mbështesin në sundim të ligjit në trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë. Të vetmet veprime që kontribuojnë për tensionim janë kërcënimet, frikësimet, djegiet e makinave e shtëpive që po bëhen nga strukturat ilegale që mbështeten e financohen nga Vuçiqi. Fokusi duhet të jetë aty te burimi i tensioneve e shantazheve, ai burim nuk ka qenë e as nuk është në Kosovë, ai burim ka qenë edhe është sot vetëm në Serbi, aty duhet të drejtohet presioni e jo në Kosovë”, tha Osmani.
Live update
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me homologun nga Malta, George Vella, e ka falënderuar ata për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij ndaj Kosovës.
Osmani tha se “kjo vizitë është edhe njëherë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe mes shteteve”.
“Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Maltës që nuk ka munguar asnjëherë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Osmani.
Osmani foli për liberalizimine vizave, ku tha se kanë kaluar më shumë se katër që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se “duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovë nga ky proces.
“Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces. Shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, përgjatë presidencës çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme, duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës. Siç e dini Kosova do të dorëzojë aplikacionin e saj për anëtarësim në BE, përderisa jemi të vetëdijshëm që ky është një proces që zgjatë, ky do të ishte një hap i parë ku BE-ja do ta rikonfirmonte që orientimi ynë euroatlantik janë jo vetëm në të mirë të qytetarëve tanë, por janë interes gjeo-strategjik i vet BE-së, sepse një Evropë e bashkuar e unifikuar në paqe është e pamundur pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në të”, shtoi Osmani./21Media

Back to top button