Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Tre krerët e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Nga ana tjetër për homazhe në Reçak vrehet edhe një numër i madh i qytetarëve.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button