Osmani: Liria mbanë emrat edhe të Jusufit, Bardhoshit e Kadriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, vizituan familjen Gërvalla në Dubovik.
Osmani e Konjufca atje u priten nga ministrja e Jashtme dhe e bija e heroit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla.
“Liria mbanë edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, kurse ne mbajmë të skalitur emrat e tyre jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut”, u shpreh Osmani.
E para e shtetit tutje tha se Jusuf Gërvalla ishte jo vetëm zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha, sipas saj, ishte zë i të vërtetës dhe lirisë.
“Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët”, shkroi Osmani./21Media

Back to top button