Osmani merr pjesë në ceremoninë “Earthshot Prize”, nismë e Princ Williamt

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, e cila është një nismë globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.

Përmes një postimi në Facebook Osmani ka njoftouar për pjesmarrjen në këtë ceremoni derisa ka publikuar edhe fotofrafi.

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi Ëilliam për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri. 🌍🌿”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button