Osmani në takim me Escobar e Lajçak: Zgjedhjet në veri përputhje me Kushtetutën

(Lajm i përditësuar)


Osmani në takim me Escobar e Lajçak: Zgjedhjet e reja në veri mund të organizohen, të sigurohet pjesëmarrje demokratike

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me Escobar dhe Lajçak, ka thënë se zgjedhjet në veri mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në katër komunat.

Sipas komunikatës nga presidenca, Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

E para  e vendit në takim po ashtu ka potencuar se ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

“Presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë”, tha Osmani gjatë takimit.

Tutje në takim me të dy emisarët, presidentja potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-në dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.


Osmani takohet me Escobar dhe Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk pritet të ketë deklarata.

Pas takimit me Osmanin, dy emisarët do të presin në takim tre liderët e partive opozitare.


Lajçak dhe Escobar sot takohen me Osmanin

Dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Mirsolav Lajçak do të takohen sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ,

Takimi Escobar, Lajçak, Osmani siç njofton presidenca do të zhvillohet në ora 9:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Takim i presidents me emsiarët vjen pasi këta të fundit mbrëmë zhvilluan taki me kryministrin e Kosovës Albin Kurti. Escobar dhe Lajçak i paraqitën tri kërkesa,

“Ne prezantuam propozimin në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri pika. I pari de-eskalimi, i dyti zgjedhjet e reja të shpejta dhe i treti kthimi te dialogu. Patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë dhe të vështirë me kryeministrin për këto pika. Nëse do të kishim arritur një dakordim [për zgjedhjet], do e thoja”, tha Lajçak para gazetarëve./21Media

Back to top button