Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

(Lajm i përditësuar)


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Turqi, duke shprehur solidaritet të plotë me homologun e saj turk.

Osmani përmes një postimi në “X” ka uruar shërim të shpejtë për policët e plagosur.

“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.


Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit në Turqi, duke thënë se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.

Ai përmes një postimi në “X” u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar atje.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Back to top button