Gërvalla: Vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është përparim i madh

(Lajm i përditësuar)

Gërvalla: Vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është përparim i madh

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, votimin e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropëse ka cilësuar këtë si përparim të madh të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në institucionet e BE-së.

“Vendimi i sotëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është përparim i madh në rrugën drejt integrimit të plotë të Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian. Punuam shumë për këtë bashkë me shumë miq. Falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur këtë. Tani shpresojmë për konfirmimin në prill nga kjo asamble”, ka shkruar ajo në platformën X.


Bislimi: Anëtarësimi në KiE do të ishte lajm i mirë për demokracinë dhe vlerat evropiane

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka cilësuar hap të rëndësishëm votimin e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se anëtarësimi në KiE “do të ishte lajm i mirë për demokracinë dhe vlerat evropiane”.


Osmani reagon për kalimin e hapit të parë të Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar të suksesshëm kalimin e votimit në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës këtë hap, duke thënë se do të vazhdohet puna me aleatët për anëtarësim.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje në instrumentet e KiE-s nëpërmjet anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

Back to top button