Osmani: Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës

Gjatë vizitës zyrtare në Kosta Rikë, Presidentja, Vjosa Osmani- Sadriu ka takuar homologun e saj nga Republika Dominikane dhe janë pajtuar që ta avancojnë partneritetin ndërshtetëror tutje.
Në takim me Presidentin Abinader, Osmani ka theksuar se Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine. Ndër të tjerash, në takim u diskutua për raportet miqësore në mes të dy vendeve  dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë, turizmin si dhe fusha të tjera.
“Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës sonë shtetërore, prandaj jam e lumtur që me Presidentin Abinader u dakorduam për ta avancuar partneritetin tonë diplomatik duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button