Osmani: Siguria në kontinentin tonë po sfidohet

Siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri, kështu vlerëson Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, shkroi Osmani në Twitter.
Presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formun e Paqes që u mbajt në Paris./21Media

 

Back to top button