Osmani takohet me Orlando, e falënderon për ekipin e mjekëve italianë

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Në këtë takim, kryetarja Osmani dhe ambasadori Orlando biseduan për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Osmani e falënderoi Italinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë, sidomos në ofrimin e pajisjeve mjekësore dhe, tash së fundi, me dërgimin e një ekipi të mjekëve të specializuar për luftimin e pandemisë. Ajo tha se çmon lart kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Italisë në betejën të cilën Kosova dhe të institucioneve të saj po e zhvillojnë me pandeminë.

Sipas saj, përvoja që do të sjellin mjekët italianë është shumë e vlefshme për institucionet tona shëndetësore.

Osmani e shprehu po kështu bindjen se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm mes dy parlamenteve do të vazhdojë. Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Kosovës që të punojë ngushtë me Parlamentin italian për ta fuqizuar edhe më tej diplomacinë parlamentare.

Ambasadori Orlando, nga ana tjetër, theksoi se Kosova dhe Ballkani Perëndimor kanë vëmendjen e politikës së e jashtme të Italisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, për ta lehtësuar rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Back to top button