Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani takon Minxhozin, flasin për agresionin e Serbisë

Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me ç’rast Osmani foli për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e pastër të agresionit me tre policët e kidnapuar në territorin e Kosovës.

Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button