Osmani viziton Lipjanin, pritet nga kryetari Ahmeti

(Lajm i përditësuar)


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Komunën e Lipjanit. Me këtë rast e para e vendit është pritur nga kryetari, Imri Ahmeti.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura për media, derisa pas takimit do të ketë deklarime për media.

Po ashtu, presidentja do të vazhdojë edhe me aktivitete të tjera duke vizituar biznese, gra e të rinj të kësaj komune.


Osmani niset drejt Lipjanit: Komuna më dinamike sa i përket zhvillimit ekonomik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur drejt Lipjanit, pas disa muajsh kur edhe nisi vizitat nëpër komunat e Kosovës. Këtë e konfirmoi vetë ajo përmes një video-live në Facebook.

Ajo tha se Lipjani është komuna më dinamike sa i përket zhvillimit ekonomik, pasi siç tha ai, atje operojnë mbi 2 mijë e 500 biznese.

Presidentja pritet të takohet me kryetarin e kësaj komune, Imri Ahmeti, me të cilin do të ketë edhe deklarim për media.


Presidentja viziton Lipjanin, do të takohet me kryetarin e komunës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh.

Ajo në orën 13:00, do të pritet në takim nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti. Ndërsa, në orën 13:45 pritet që të dy të deklarohen për media.

Pas kësaj, Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumcë dhe biznese të komunës së Lipjanit, njofton presidenca./21Media

Back to top button