Paguan konviktin, por qëndruan në shtëpi! 172 studentë kërkojnë t’u kthehen paratë

 

Në Maqedoninë e Veriut, 172 studentë kërkojnë t’u kthehen paratë që i kanë dhënë për participimin për disa muaj në konviktet studentore “Goce Delçev”, “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski-Pitu”. Në fillim të pandemisë me Covid 19 ata nuk kishin të drejtë t’i shfyrtëzojnë konviktet studentore, ndërsa paraprakisht për disa muaj kishin paguar partcipimin për akomodim dhe ushqim prej 50 eurove. Njëra prej tyre është Eva Spirkovska nga Manastiri e cila është viti i tretë në Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Ajo thotë se disa herë kanë kërkuar kthimin e parave, por përgjigje nuk kanë marrë tashmë shtatë muaj.

“Të gjithë studentët paguajnë rregullisht participim 15 ditë para muajit për të marrë ushqim, akomodimi dhe të gjitha kushtet që i ofron konvikti. Siç bëra unë dhe shumë studentë nga Goce, Stiv dhe Kuzman. Kur u paraqit situata me Kovid ne u detyruam të ktheheshim në shtëpi kështu që participimi mbeti i paguar. Ka studentë që kanë paguar një muaj, dy ose tre muaj përpara. Pyetja është, se a do të na i rikthejnë të hollat”, tha Eva Spirkovska – student.

Drejtori i konvitit shtetëror studentor Viktor Vellevski premton se paratë do t’u rikthehen studentëve pjesë-pjesë deri në fund të muajit.

“Unë jam plotësisht i informuar për problemin që ekziston, ne kemi komunikuar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, tashmë jemi në procedurë për të gjetur zgjidhje që tu kthehen fondet studentëve në xhirollogaritë e tyre. Gjatë muajit tjetër ose ose gjatë këtij muaji nëse arrijmë, do të fillojmë me pagesë parciale të atyre fondeve”, theksoi Viktor Vellevski – Drejtor i Konviktit studentor Goce Dellev.

Nga drejtoria e konviktit informojnë se kanë mbetur vetëm disa procedura administrative që presin së shpejti t’i rregullojnë e më pastaj studentët do t’i marrin paratë./21Media

Back to top button