Pamje mbresëlënëse, peshqit notojnë në formë të zemrës

Ky është momenti kur qindra peshq notuan në formë zemre në oqean në Florida.
Pamjet mahnitëse ajrore u kapën nga pronari i restorantit Paul Dabill, 47 vjeç, nga Florida, transmeton rtv21.tv.
Dabill kapi shfaqjen ujore ndërsa fluturonte me dronin e tij mbi oqean.
“Unë isha duke kërkuar për barbun, këtë kohë të vitit është migrimi i barbunit të vjeshtës. Ishte një moment i veçantë dhe i bukur para se të vazhdonte të shndërrohej në forma të tjera të mahnitshme”, tha ai.
Videoja është realizuar më 5 tetor dhe Dabill e postoi atë në faqen e tij në Facebook, ku shikuesit mbetën të impresionuar./21Media

Back to top button