Pamje nga djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok

Rreth orës 01:00 pas mesnate është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.
Sveçla ka shtuar tutje se ”këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri”.
Më poshtë mund të ndiqni pamje nga djegia e objektit, të cilat janë publikuar nga mediat serbe./21Media

 

Back to top button