Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

Policia e Kosovës sot ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit.
Gjatë kontrollit të automjetit, u vërejt se ishte i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal.
“Në vazhdën e aktiviteteve të shtuara për luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës në pjesën veriore të vendit, kanë vazhduar aktivitetet policore dhe të institucioneve tjera përgjegjëse. Kështu dje, në pjesën veriore është vërejtur një automjet me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, me ç‘rast automjeti është përcjellë dhe më pas është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal. Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar dhe i njëjti është sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu.”, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, rasti u trajtua në koordinim me organet e drejtësisë dhe më pas u referua për trajtim së bashku me mallin e konfiskuar te Dogana e Kosovës./21Media

Back to top button