Parashikimi i motit

Mot kryesisht i kthjellët

Meteorologët parashohin, që sot, mbi vendin tonë, të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të sillën në mes 15 e 29 gradë celsius.

E, nesër pritet të ketë vranësira kalimtare të cilat mund të paraqiten në orët e pasditës. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë, ato do të sillën në mes 15 e  28 gradë celsius.

Sa u përketë ditëve në vijim, atëherë, parashihet që e premtja të jetë me mot kryesisht të kthjellët, e shtuna do të ketë pak vranësira, kurse ,  dita  e dytë e fundjavës pritet të jetë ditë me diell. Temperaturat do të sillën në mes 16 e 32 gradë celsius./21Media

Back to top button