Parashikimi i motit në Maqedoninë Veriore

 

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Nesër në orët e pasdites, si edhe të martën vende-vende do të mbajë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima ndërsa në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, më pas sërish moti do të jet stabil dhe i nxehtë./TV21

Back to top button