Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell. Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.
Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./21Media

Back to top button