Shtyrja e zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja

Një ditë pas shtyerjes së datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar se do të mblidhet për t’i diskutuar hapat e mëtutjeshëm.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka informuar se mbledhja mbahet me fillim nga ora 11:00
“Njoftim lidhur me vendimin e Presidentes për shtyrjen dhe caktimin e datës së re të zgjedhjeve te jashtezakonshme per Kryetar Komune në Komunat: Mitroivcë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve te parakoheshme per Kuvendin Komunal ne Zveqan dhe Leposaviq”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button