PDK-AAK-Nisma me 21 pika për arsim

Salihaj: Do të krijojmë fond të posaçëm për çrrënjosje të analfabetizmit

Përfaqësuesi nga PDK-AAK-Nisma, Jonuz Salihaj në “Debat Përnime” të moderuar nga Jeta Xharra që transmetohet në RTV21, tha se programi i koalicionit PDK-AAK-Nisma, bazohet në 21 pika të arsimit për të cilat do të punohet gjatë qeverisjes së ardhshme, shkruan rtv21.tv

“Programi ynë për arsim ka 21 pika programore. Së pari besoj që numri një duhet të ishte unifikimi i sistemit arsimor kjo duhet të jetë plaga më e rëndë e arsimit. Në përfshirjen në segment do të fokusohemi shumë. Përfshirja është e rëndësishëm në arsimin e obliguar, edhe në arsimin e lartë. Ne jemi shoqëri që kemi garantu arsim. Një tjetër problem i joni është çrrënjosja e analfabetizmit. Ne do të krijojmë fond të posaçëm për çrrënjosje të analfabetizmit. Ne do të bëjmë që Kosova të pajiset me shkolla të tilla të cilët japin punë të rinjve që arsimohen”, tha Salihaj./21Media

Back to top button