PDK-ja i dërgon në Kushtetuese ligjet për KPM-në dhe KPK-në

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ka dorëzuar ligjet për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe për Komisionin e Pavarur për media.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dorëzuar edhe vendimin e për statutin e Universitetit të Prishtinës.

Tutje Tahiri ka theksuar se Qeveria po mundohet të ndalë fjalën e lirë të mediave, të kapë sistemin prokurorial, si dhe t’ua mohojë të drejtat stafit akademik të UP-së.

“Kemi proceduar tri beteja të reja në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, PDK-ja konsideron se tri nismat e fundit të miratuara në Kuvendin e Kosovës, dy prej tyre ligje dhe një prej tyre vendim, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe frymën kushtetuese të vendit”, ka thënë Tahiri në konferencën e mbajtur për media.

Back to top button