Rep-artistja shfaqet e panjohur në Paris, e mbuluar me 30 mijë kristale

Rep-artistja amerikane, Doja Cat, e ndoqi sfilatën e markës “Schiaparelli” në Paris, ku u shfaq koleksionioni “Haute Couture”, pranverë/verë 2023.

Ekipit të saj iu deshën pesë orë për të kompletuar pamjen e guximshme, të titulluar Doja’s Inferno.

Ajo e rrëmbeu vëmendjen me dukjen e saj, që më shumë ngjante me një personazh filmash horror.

Me trupin e mbuluar me 30 mijë kristale Swarovski, Doja i rrëmbeu sytë e të gjithëve, e veshur dhe grimuar e tëra me të kuqe.

Kjo sfilatë ishte shumë e komentuar nga publiku dhe ndjekësit e modës, disa prej së cilëve e konsideruan unik dhe të guximshëm, e disa të tjerë e cilësuan si vulgar dhe promovues të dhunës ndaj kafshëve.

Rihanna, Kendall Jenner dhe Julia Roberts janë ndër yjet që kanë  marrë vëmendje në tapetin e kuq së fundmi.

Shfaqja e së hënës shfaqi disa pamje tërheqëse, ku më tërheqëse ishin kokat 3D të luanit që dalin nga një fustan prej kadifeje dhe lesh artificial.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button