Për shkak të punimeve në një rrugë në Gjilan, rrahen me mjete të forta tri gra dhe një burrë

Pas një mosmarrëveshje rreth punimeve të një rruge në Gjilan, tre burra kanë rrahur me mjete të forta tri gra dhe një burrë tjetër.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se tre personat e dyshuar janë arrestuar.
Policia bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button