”Përbën rrezik për sigurinë kombëtare”, Policia ndalon protestën e PD-së më 6 dhjetor

Policia e Shqipërisë ka ndaluar organizimin e protestës së partisë Demokratike më 6 dhjetor në Tiranë.
Përmes një shkrese zyrtare, në përgjigje të kërkesës së demokratëve, policia argumenton se tubimi pengon zhvillimin normal të Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike.
Më tej, nbë dokument shkruhet se policia mirëpret çdo njoftim për zhvillim në një vendodhje tjetër jashtë perimetrit të sigurisë./Vizionplus
 

Back to top button