4 të lënduar si pasojë e një rrahjeje, njëri prej tyre dërgohet në QKUK
Një rrahje në mes disa personave ka ndodhur sonte në komunën e Vitisë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana. Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, ka thënë Hashani.
Lidhur me rastin Policia ka arrestuar tre të dyshuar kosovarë dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim.
Për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan./21Media