Përdhunimi i 14 vjeçares në Kavajë, një nëne i bie të fikët para gjykatës

Të miturit akuzohen për  veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

Të shtatë adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual dhe që janë të arrestuar dolën sot paradite para Gjykatës së Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë.

Ndërkohë që një 15 vjeçar është ende në kërkim. Në momentin kur adoleshentët arritën në derën e gjykatës familjarë të shumtë të tyre ishin aty.

Madje, nga tronditja nënës së njërit prej adoleshentëve i ra të fikët.

Denoncimi për abuzimin e 14-vjeçares nga shkolla “Rilindja” në Kavajë është bërë fillimisht nga ish kryeministri, Sali Berisha në një postim në facebook.

Të miturit, 15- 17 vjeç  akuzohen për  veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve.  Mësohet se 14 vjeçarja ka denononcuar në polici se është detyruar  të kryeje mardhenie me 8 djemtë në kohë te ndryshme për një periudhë 3-mujore. Burimet bëjnë të ditur se 14-vjecarja ka pasur të dashur njërin prej adoleshentëve, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të shkonte edhe me shokët e tij, pasi ata e kishin filmuar dhe nëse nuk e kryente këtë veprim do ta publikonin në rrjete sociale, raporton Oranews.

Back to top button