Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vushtrri

Një shtëpi është përfshirë nga Zjarri në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri të enjten rreth orës 20:20.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

”zjarrfikësit dhe njesitet përkatëse i janë përgjigjur rastit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.”, tha ai./21Media

Back to top button