Përfundoi protesta e serbëve në veri, Policia jep detaje

Disa qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, protesta e tyre ka përfunduar.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se protesta ka përfunduar pa asnjë problem dhe protesuesit janë shpërndarë.
”Ka qenë një tubim i disa qytetarëve dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore. I njëjti ka përfunduar pasi kanë mbajtur fjalimet dhe nuk është shënuar ndonjë incident”, ka thënë Hoti.
Në mesin e protestuesve në këtë tubim u panë ministri, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit./21Media
Back to top button