Përfundoi takimi në Qeveri, Limaj tha se nuk ka asgjë të re

Të tjerët nuk u prononcuan për media

Ka përfunduar takimi në Qeveri, ku morën pjesë Kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli dhe Shpend Ahmeti.

Ata nuk u prononcuan për media, përveç Limajt i cili tha se nuk ka asgjë të re.

Paraprakisht një takim i liderëve të partive është mbajtur në zyrën e Presidentit, Hashim Thaçi.

Ky takim vjen pasi krerët e shtetit kanë pasur mosmarrëveshje rreth taksës ndaj produkteve serbe.

Kryeministri Haradinaj po refuzon të heq taksën prej 100 për qind, duke i dalë kundër kërkesës së SHBA-së. Paradite, në Presidencë, krerët e shtetit kanë takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett./21Media

Back to top button