​Përkujtohen 30 dëshmorët e rënë në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit

Janë përkujtuar sot 30 dëshmorët e rënë me 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në fshatrat Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit. Në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tyre janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Rogovë, te lapidari i dëshmorëve në këtë fshat dhe te lapidari i dëshmorit Gaspër Karaqi në Bishtazhin.
Në emër të komunës së Gjakovës në këtë ceremoni ka marrë pjesë nënkryetari i komunës, Flamur Fetahaj, i shoqëruar nga disa prej drejtorëve komunal, e gjithashtu nuk kanë munguar edhe shumë personalitete politike e ushtarake, mes tyre ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, gjenerali Daut Haradinaj e shumë personalitete e qytetarë nga e tërë Kosova.
Ndryshe, rënia e këtyre dëshmorëve, ishte humbja më madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi në këtë grup, ishin disa nga udhëheqësit më të mirë të luftës, në mesin e tyre edhe komandantët e shquar në rrafshin e Dukagjinit Agron Rama e Agim Zeneli.
Dëshmorët e përkujtuar sot janë: Agron Rama, Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetta, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Lipjani, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sejdi Ramaj, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Gaspër Karaqi, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Rrustem Morina, Selmon Morina, Nesret Morina,Muhamet Morina dhe Adem Shala.

Back to top button