Përleshje e armatosur në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të martën” në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button