Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes dy  veturave në në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pjeës Driton Rugova, konfirmoi se të lënduarit janë dërguar  në spitalin e Pejës, ndërsa një prej tyre është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha ai./21Media

 

Back to top button