Pesë vjet burg për shtetasit e rikthyer nga India, Australia kritikohet për racizëm

 

Australia është vendi i radhës i cili ka lajmëruar se do të ndalojë udhëtimet për në Indi por, edhe shtetasit që dëshirojnë të kthehen nga India, mund të futen në burg.

Nga e hëna, cilido shtetas i Australisë që dëshiron të rikthehet në vendin e tij, do të futet në burg për mbi pesë vjet.

Pas paralajmërimeve se Australia do ndërmarrë këto masa, filluan akuzat se është një shtet racist dhe këto veprime janë raciste, mirëpo kryeministri i Australisë Scott Morrison, ka mohuar çdo akuzë mbi racizmin.

“Akuzat e njëjta janë bërë një vit më parë kundrejt qeverisë, kur mbyllëm kufijtë me Kinën. Nuk ka politikë apo ideologji në pandemi, nuk ka asgjë të bëjë me politikën, është kohë virusi”, tha Morrison për radiostacionin e Sydney.

Rreth 9.000 shtetas të australisë janë për momentin në Indi, ndërkohë që numri i të infektuarëve në Indi, po shënon rekord cdo ditë, me mbi 300.000 raste të reja./21Media

Back to top button