Petkoviq: Serbia po shqyrton ta dërgojë në Kosovë forcën e sigurisë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e 1 mijë forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

Petkoviq gjatë një konference për media tha se ky veprimdo të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 “vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare. 

Ky reagim i Serbisë vjen pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.

Petkoviq tha se 300 deri në 350 policë të Kosovës – përfshirë pjesëtarë të forcave speciale ROSU “kanë okupuar dhe bllokuar” Mitrovicën e Veriut.

Paraprakisht, edhe disa media serbe raportuan ngjashëm, por Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e tilla./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button