Po punohet për avancimin e arsimit të nxënësve me dëmtime në dëgjim

 
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në kuadër të punës që po bënë për krijimin e kushteve për nxënësit me dëmtime në dëgjim, ka njoftuar se ka lansuar dy iniciativa me shumë interes për personat me nevoja të veçanta.
“Punësimi i tre asistenteve të gjuhës së shenjave në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren dhe i instruktorëve të gjuhës së shenjave, ka hapë mundësinë që gjuha e shenjave të marrë vendin e merituar për komunitetin që nuk dëgjojnë, por edhe për të gjithë qytetarët që duan të mësojnë gjuhën e shenjave kosovare”, ka njoftuar MSHTI.
Në njoftimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bëhet e ditur se gjuha shenjave është gjuha më e re e standardizuar në Kosovë dhe pas një rruge të gjatë, tashmë po institucionalizohet përmes programeve të akredituara.
MASHTI në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Shurdhërve dhe ekspertë nga Finlanda po punojnë në ketë nismë, e cila për herë të parë do të krijojë kushte të mësohet dhe të promovohet gjuha standarde e shenjave, e cila ju mundëson personave që nuk dëgjojnë arsimim bilingual./21Media

Back to top button