Gjykata Supreme ka sjell vendim për Rastin e Kumanovës!

Gjykata Supreme ka njoftuar se tashmë ka sjell vendim për rastin “Lagja e Trimave” apo siç njihet në publik si Rasti i Kumanovës.
Tashmë ka një vendim se nëse konfirmohet apo shfuqizohet aktgjykimi i shkallës së dytë për këtë rast.
Nuk zbulojnë se cili është vendimit, por njoftojnë se i njëjti është në fazë të përpunimit me shkrim.
“Ju njoftojmë se lëndët në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut, “Lagja e trimave” tashmë janë vendosur dhe janë në procedurë të përpunimit me shkrim të vendimeve”, njoftuan për “Fokus” nga Gjykata Supreme.
Nëse shfuqizohet vendimi i shkallës së dytë, atëherë rasti kthehet nga fillimi.
Ndërkaq aktgjykimi i shkallës së dytë, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, shpalli fajtor 33 persona për veprën terrorizëm. Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale me çka shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm, 13 nga 40 vite, gjashtë nga 20 vite, një person me 18 vjet burg kurse dy persona me 13 dhe 14 vjet. Në ngjarjet e Kumanovës, jetën humbën e tetë policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur./TV21

Back to top button