Pogba suspendohet për katër vite nga futbolli

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është suspenduar për katër vite nga futbolli për shkak të dopingut.
Disa burime në Itali, duke përfshirë Repubblica dhe Sky Sport Italia konfirmojnë se gjykata antidoping ka pranuar kërkesat nga Prokurori i FIGC, kështu që mesfushori francez është pezulluar për katër vjet.
Pogba kishte dështuar në një test dopingu më 20 gusht 2023 pas ndeshjes hapëse të Serisë A midis Juventusit dhe Udineses, të cilën ai e kishte kaluar tërësisht në stol.
Pogba u pezullua në mënyrë paraprake në shtator 2023, kështu që ai nuk është stërvitur me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij në Juventus që atëherë. Paga e tij gjithashtu u shkurtua në rreth 2400 euro në muaj, siç parashikohej nga kontrata kolektive mes klubeve dhe shoqatës së futbollistëve.
Fituesi i Kupës së Botës të Francës 2018 u kthye në Juventus në një transferim të lirë nga Manchester United në 2022, por bëri vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat në periudhën e tij të dytë në Allianz Stadium.
Pogba mund të apelojë vendimin nga gjykata anti-doping.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?