Katër policë rrihen me tre qytetarë në autostradë, të gjithë në pranga

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë policorë dhe tre qytetarë të cilët janë rrahur mes vete të mërkurën në Mazgit.

IPK-ja ka njoftuar se katër zyrtarët policorë të cilët kishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një kombi.

Pas mosmarrëveshjes, të dyja palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e tyre për 48 orë.

Back to top button