Policia e Kosovës apelon qytetarët për të festuar pa armë

Duke pas parasysh që jemi afër festave të fundvitit, Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim edhe me aktivistët e OJQ-së ‘’Kuvendi i të rinjëve të Ferizajt’’, sot ka shpërndarë fletëpalosje me këshilla për qytetarët, në mënyrë që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente .
Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.
Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.
Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që :
– Përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndrrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj.
– Personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit .
– Përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon).
– Personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt.
– Përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë.
– Ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.
Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt do të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e parandalinim e incideteve./21Media

Back to top button